Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke i bërë ndër planetët më të lehtë që janë zbuluar ndonjëherë në univers.
Këta dy planetë ndodhen në një sistem shumë të largët, mbi 1,000 vite dritë larg Tokës, ku rrotullohen rreth një ylli të identifikuar nga sateliti TESS i NASA-s. Pavarësisht madhësisë së tyre gjigante, struktura e tyre është jashtëzakonisht e “zbrazët” në krahasim me planetët e tjerë, çka i bën ata të duken si masa të mëdha gazi shumë të lehtë.
Shkencëtarët i krahasojnë këta planetë pambuk sheqeri, për të treguar sa pak materie kanë në raport me madhësinë e tyre të madhe. Kjo i bën ata shumë të pazakontë dhe të rrallë, pasi deri më sot janë zbuluar më pak se 40 planetë të tillë në të gjithë galaktikën.
Sipas studiuesve, këta planetë janë të përbërë kryesisht nga gazra të lehtë si hidrogjeni dhe heliumi, ndërsa ende nuk dihet saktësisht si është ndërtuar brendësia e tyre. Për këtë arsye, shkencëtarët po planifikojnë vëzhgime të mëtejshme me teleskopë shumë të avancuar,
Ekspertët theksojnë se studimi i “super-puffs” është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon në kuptimin më të mirë të mënyrës se si formohen planetët dhe si evoluojnë sistemet planetare në univers. Këto zbulime japin gjithashtu të dhëna të reja për shumëllojshmërinë ekstreme të botëve që ekzistojnë përtej sistemit tonë diellor.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.