🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $60,992 ▼ -2.96% ETH $1,569 ▼ -6.67% XRP $1.0912 ▼ -3.88% SOL $62.6600 ▼ -5.72%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
06 Jun 2026
Breaking
Kronika

Zbulohet e-maili për Ministrin grek: “Hetoni policin, i mori trafikantit shqiptar 700.000 euro”

Një e-mail i dërguar drejt Ministrit të Brendshëm grek në 10 janar 2024, ka vënë në lëvizje autoritetet e kontrollit të brendshëm lidhur me veprimtarinë e paligjshme të oficerit të policisë Ilia T., i arrestuar sëfundmi në kuadër të dosjes “Sky ECC” në Greqi.

E-maili, i publikuar nga gazeta greke “Documento”, zbulon se Europol kishte kohë që kishte dërguar në Greqi bisedat në “Sky ECC” të ish oficerit të antidrogës, por dosja ishte arkivuar nga një miku i tij me pretekstin se nuk identifikohej përdoruesi.

Në e-mailin e gjatë ku flitet madje edhe për jetën superluksoze të oficerit Ilia T., zbulohen fakte tronditëse se si ai shantazhonte trafikantët shqiptarë për t’ju marrë para me qëllim që mos t’i procedonte penalisht.

“Për shkak të detyrës së tij, ai siguron informacione të rëndësishme për cështje ku përfshihen ekonomikisht trafikantë shumë të fortë të drogës (kryesisht shqiptarë dhe serbë”, thuhet në e-mail.

“Në një cështje sëfundmi të një ngarkese kokaine 67 kg, që u sekuestrua nga njësia e tij në Portin e Pireut, ku ishte përfshirë një futbollist veteran dhe dy specialistë frigoriferash që nxirrnin drogën nga sistemi ftohës i konteinerëve, …. ishte njoftuar shumë më parë kush ishte truri, një baron shqiptar që fshihet pas kësaj organizate kriminale, i quajtur… Madje kishte gjetur edhe personin që do ndërmjetësonte dhe do të fliste me të ditën e arrestimeve për ta trembur dhe shantazhuar. Madje që të kishte sukses shantazhi, kishte dërguar dhe skuadrën Omerta jashtë karburantit që zotëron baroni shqiptar në Pire. Për të mos e përfshirë fare në dosjen hetimore dhe me marrëveshjen që të arrestohen vetëm ndihmësit e shqiptarit, kërkoi dhe mori atë ditë 700.000 euro (Nuk është e madhe shumë për kë e njeh…Fillimisht kërkonte një milionë euro)”, vijon më tej e-maili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.