Politika

Zgjedhjet 2019/ Glover: Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike

Një ditë pas procesit të 30 qershorit misioni i OSBE/ODIHR ka dalë sot në ora 15.00, në një konferencë për mediat për të prezantuar raportin paraprak të vëzhguesve. Gjetjet e raportit u bënë me dije nga shefja e misionit të vëzhguesve OSBE/ ODIHR, Audrey Glover.
“Dua të falenderoj ministrinë e jashtme që na ftoi për të vëzhguar këto zgjedhje. Këto janë zgjedhjet e 14-të që vëzhgojmë në Shqipëri.

Kemi mbërritur si mision më 23 maj, më pas erdhën vëzhguesit afatgjatë e afatshkurtër. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin sepse ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme.
Jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa ndonjë axhendë të fshehtë. Jemi plotësisht të paanshëm e lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE. Zgjedhjet lokale u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e lektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, qeveria ishte e vendosur t’i mbante ato. Në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur. “ u shpreh Glover.

Ambasadorja e OSBE në Shqipëri, Audrey Glover tha  se në shumë bashki nuk ka patur garë, pasi Partia Socialiste ishte e vetme në listë.  Ajo theksoi mes tjerash se votuesit kanë qenë nën presion nga palët politike.

“Zgjedhësit nuk patën mundësi për të zgjedhur mes mundësive të tjera politike. Në 31 bashki, në 61  gjithsej u kandidua pa garë. Përplasjet politike çuan në pasiguri  dhe votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike. Ajo çka ishte pozitive ishte se votimi u zhvillua në mënyrë paqësore. Ishin zgjedhje me qëllim që zgjedhësit të zgjidhnin krerët e tyre bashkiakë dhe këshillat bashkiakë. Opozita u tërhoq nga parlamenti dhe nuk mori pjesë në zgjedhje me synim rrëzimin e kryeministrit nga detyra. Qysh atëherë opozita  zhvilloi protesta, ku disa prej tyre kanë qenë të dhunshme. Kryeministri qe i vendosur të vijonte me zgjedhje me mbështetjen e parlamentin dhe KQZ vijoi me përgatitjet.”-tha  ajo.

Ambasadorja Audrey Glover, Drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, deklaroi se përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve

“Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur si mision që më 23 maj dhe kanë ardhur më pas vëzhgues edhe afatshkurtër, në total 126.

Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë së tyre në lidhje me OSBE dhe standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa mbajtur parasysh elektoralin. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur këto zgjehdje pa opozitën. Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button