☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,997 ▲ +0.38% ETH $2,264 ▲ +0.4% XRP $1.2505 ▼ -0.27% SOL $94.6500 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet e 30 qershorit, 54 vëzhgues nga Ambasada e SHBA-së, Italisë dhe Britanisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të miratojë kërkesën e disa ambasadave për të vëzhguar zgjedhjet e 30 qershorit.

Kështu, KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Ambasadës Britanike për akreditimin e 4 vëzhguesve afatshkurtër dhe 4 përkthyesve, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Ambasadës Italiane për akreditimin e 4 vëzhguesve afatshkurtër dhe 3 përkthyesve, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Ambasadës Amerikane për akreditimin e 20 vëzhguesve afatshkurtër dhe 19 përkthyesve për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Gjithashtu KQZ vendosi të miratojë edhe kërkesën e disa medieve të huaja për të akredituar disa gazetarë dhe operatorë.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Radio Televizionit austriak “ORF”, për akreditimin e 4 përfaqësuesve të tij, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit Al Jazeera, për akreditimin e 4 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019.

KQZ gjithashtu shqyrtoi pr/vendimin, “për ndryshimin e vendndodhjes së VNV nr.42, Bashkia Kavajë, dhe VNV nr.9 Bashkia Tropojë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ gjithashtu shqyrtoi pr/vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së nr. 15, bashkia Kurbin, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.