☁️
Tiranë 19°C · Vranët 07 May 2026
S&P 500 7,329 ▼0.49%
DOW 49,538 ▼0.75%
NASDAQ 25,777 ▼0.24%
NAFTA 96.63 ▲1.63%
ARI 4,708 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $79,920 ▼ -1.96% ETH $2,293 ▼ -2.52% XRP $1.3894 ▼ -2.8% SOL $88.5100 ▼ -0.48%
S&P 500 7,329 ▼0.49 % DOW 49,538 ▼0.75 % NASDAQ 25,777 ▼0.24 % NAFTA 96.63 ▲1.63 % ARI 4,708 ▲0.28 % S&P 500 7,329 ▼0.49 % DOW 49,538 ▼0.75 % NASDAQ 25,777 ▼0.24 % NAFTA 96.63 ▲1.63 % ARI 4,708 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Ish-deputetja e Guxo, Jeta Statovci i kthehet garës, bashkon forcat me Vjosa Osmanin

Një muaj përpara zgjedhjeve kanë filluar zyrtarisht “rrembimet politike”.

Ish- presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ka njoftuar se në garën e qershorit do të hyjë bashkë me ish-deputeten Jeta Statovci, e cila ishte në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes nga partia Guxo, parti të cilën Osmani e kishte themeluar vetë më 5 nëntor të vitit 2020.

Osmani tha se me Statovcin rrugëtimin në Kuvend e nisën bashkë dhe se “bashkë po vazhdojnë drejt Kuvendit”.

Jeta Statovci e mori mandatin e saj të parë si depuetete kur ishte 26 vjeçe, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi.

Sipas Osmanit me të e bashkojnë vlerat dhe kur nga ato devijohet, duhet që të reflektohet për ndryshim dhe atë që ish presidentja e quajti ringritje.

Nga LDK është tashmë e konfirmuar se Vjosa Osmani do të bëhet pjesë aktive e garës politike në listat e përbashkëta me ta, por priten specifikime të këtij bashkëpunimi: nëse Osmani do ta prij listën dhe sa do të jenë kandidatë prej saj.

Vetë kryetari i LDK Lumir Abdixhiku ka deklaruar pas takimit të strukturave të partisë të martën pasdite se OSmani vijon të jetë një kandidate e shkëlqyer për presidente.

Sapo të formohet parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit dhe të betohen deputetët, puna e parë që e pret vendin është zgjedhja e kreut të ri të shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.