🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.21 ▲2.16%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,804 ▲ +4.31% ETH $2,320 ▲ +1.43% XRP $1.2640 ▲ +12.52% SOL $87.6300 ▲ +1.03%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▲2.16 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▲2.16 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ DW: Zgjedhje të rregullta, Vetëvendosje e Kurtit partia e parë

Qytetarët në Kosovë votuan të dielën (07.06.) në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ, lëvizja Vetëvendosja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti doli partia e parë me 42.92 % të votave, (08.06.) një rënie e kësaj partie krahasuar me zgjedhjet e fundit të dhjetorit të vitit 2025, ku kishte mbi 51%. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës PDK, me 21.06 %, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 17.61%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, mori 7.18 % të votave.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Srpska, mori 6.17 % të votave. Këto rezultate sipas KQZ-së, janë nga mbi 97% të votave të numëruara, pa përfshirë votat e diasporës dhe votat me kusht. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke iu drejtuar simpatizantëve të tij në mesnatë, rezultatin prej rreth 43% të partisë së tij, pa përfshirë votat e diasporës, e cilësoi rezultat fitoreje për qeverinë, siç tha Kurti 4. “Kjo përbën konfirmim të një dekade qeverisjeje të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti, duke paralajmëruar se do të bashkëpunojë me partitë e tjera për të zgjidhur çështjen e presidentit.

“Javët në vijim do të takojmë, do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë, sepse para së gjithash e mbi të gjitha e kemi interesin publik, vullnetin dhe Republikën sovrane, të cilës i shërbejmë me devotshmëri. Llogaritni në ne jo vetëm në punën që bëjmë, por edhe në bashkëpunimin që bëjmë”, u shpreh Kurti. Simpatizantë të Vetëvendosjes festuan në kryeqytet dhe në disa komuna tjera.

Reagime pas pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje

Nga Partia Demokratike e Kosovës sipas sekretares së përgjithshme të saj, pjesëmarrja e ulët në zgjedhje përbën “zhgënjim të jashtëzakonshëm qytetar”. Sipas saj, “ky nivel i pjesëmarrjes është mesazh politik që duhet të merret seriozisht, veçanërisht nga pushteti”.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Lumir Abdixhiku, rezultatin e partisë së tij e cilësoi shumë të mirë krahasuar me atë të dhjetorit të vitit 2025, ku kjo parti kishte vetëm 13%. Lidhur me bashkëpunimin eventual me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve të reja, ai tha se emri i Vjosa Osmanit për presidente do të jetë pikënisja e çdo bisedimi për presidentin. Kryetari i ri i Aleancës, Ardian Gjini, nga ana e tij, rezultatin e cilësoi si “nisje të jashtëzakonshme” për subjektin që ai përfaqëson.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, kishin të drejtë vote mbi dy milion qytetarë. Këto zgjedhje ishin të tretat me radhë brenda një viti e gjysmë me synimin për ta zhbllokuar krizën institucionale. Sipas analistëve, rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk garanton stabilitet institucional, nëse, partitë politike nuk arrijnë ndonjë marrëveshje paraprake për çështjen e Presidentit./DW

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.