☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,753 ▲0.32%
DOW 53,823 ▲0.06%
NASDAQ 26,621 ▲0.66%
NAFTA 82.88 ▼0.38%
ARI 4,461 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,538 ▲ +0.05% ETH $1,890 ▲ +1.38% XRP $1.0090 ▼ -0.16% SOL $75.7500 ▲ +1.01%
S&P 500 7,753 ▲0.32 % DOW 53,823 ▲0.06 % NASDAQ 26,621 ▲0.66 % NAFTA 82.88 ▼0.38 % ARI 4,461 ▲0.44 % S&P 500 7,753 ▲0.32 % DOW 53,823 ▲0.06 % NASDAQ 26,621 ▲0.66 % NAFTA 82.88 ▼0.38 % ARI 4,461 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kronika

Zjarr i madh në Daias të Tiranës, helikopter nga ajri dhe forca nga terreni për shuarjen e flakëve!

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur prej një ore në fshatin Daias, në Tiranë, pasditen e sotme (12 gusht).

Tymi ka mbuluar gjithë zonën dhe është i dukshëm nga distanca të largëta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë nën kontroll flakët, bashkë me një helikopter të Forcës Ajrore.

Ndërkohë raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.

Pranë zonës ku ka rënë zjarri, janë aktive edhe dy vatra të tjera zjarri, në Dajt e Priskë, të cilat fatmirësisht janë nën kontroll.

Në Dajt janë 22 forca zjarrfikëse mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe 2 helikopterë që po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet nëse helikopteri që ka shkuar në Daias për shuarjen e flakëve, ka qenë një prej atyre që po operonte në Dajt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.