☁️
Tiranë 20°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,002 ▲ +0.24% ETH $2,501 ▲ +0.31% XRP $1.3914 ▼ -0.81% SOL $109.5000 ▼ -0.02%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kronika

Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në zonën e Fllakës, në Durrës, ku një zjarr ka përfshirë ambientet e një magazine, duke sjellë vdekjen e një shtetasi të huaj dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer rreth orës 08:00 në një nga ambientet e magazinave të një subjekti privat me administrator shtetasin me iniciale S. M. Dyshohet se flakët kanë nisur në hapësirën ku gatuhej për punonjësit, ndërsa shkak paraprak mendohet të jetë shpërthimi i një bombule gazi.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën nga asfiksia shtetasi me inicialet O. M., rreth 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi. Ndërkohë, një tjetër punonjës, shtetasi Ch. Ch., rreth 30 vjeç nga Kenia, është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, shkaqet e zjarrit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.