Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,198 ▲ +0.27% ETH $1,922 ▲ +0.09% XRP $1.0412 ▼ -0.11% SOL $77.2000 ▲ +1.37%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në vend, aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka (ZONAT

Pesë vatra zjarri janë aktualisht aktive në vend dhe që mbahen nën kontroll nga Emergjencat, teksa operacioni nga ajri dhe toka vijon.

Në terren, në operacionet për menaxhimin e vatrave të zjarrit, të angazhuara janë të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse, ndërsa nga ajri kanë ndihmuar 3 helikopterë, 1 avion Air Tractor.

Po ku janë 5 vatrat aktive aktualisht?

-Në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, po mbahen nën kontroll disa vatra zjarri, pa rrezik për zonat e banuara.

-Në Cikallesh, Kavajë, vatra ka rënë ndjeshëm në intensitet dhe po shkon drejt shuarjes së plotë.

-Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla.

-Në Abaze, Krujë, situata është stabilizuar dhe kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla në terren të vështirë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

-Në Vilëz, Kurbin, ku zjarri u riaktivizua në një sipërfaqe pyjore dhe, për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, rrezikonte kishën, varrezat dhe disa banesa, janë angazhuar rreth 50 forca nga MZSH, Emergjencat Civile, Policia, strukturat vendore, shërbimi pyjor dhe vullnetarët.

Nën kontroll janë:

-Në qarkun Fier, në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

-Vatra në zonën Koilac–Greshicë është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë ka ndërprerë avancimin e zjarrit, duke shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth. Vatra vijon të jetë aktive dhe po mbahet nën ndërhyrje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.