☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.61%
DOW 51,007 ▲0.16%
NASDAQ 27,174 ▲1.13%
NAFTA 89.84 ▼3.26%
ARI 4,179 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,542 ▲ +1.55% ETH $2,703 ▲ +0.31% XRP $1.5122 ▲ +1.48% SOL $120.0100 ▲ +1.82%
S&P 500 7,713 ▲0.61 % DOW 51,007 ▲0.16 % NASDAQ 27,174 ▲1.13 % NAFTA 89.84 ▼3.26 % ARI 4,179 ▼0.55 % S&P 500 7,713 ▲0.61 % DOW 51,007 ▲0.16 % NASDAQ 27,174 ▲1.13 % NAFTA 89.84 ▼3.26 % ARI 4,179 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kronika

Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë del sërish jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Mirditës

Zjarri i rënë mbrëmjen e së enjtes në malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot, vijon të jetë aktiv, ndërsa situata është përkeqësuar për shkak të erës së fortë, e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve në terren.

Pas disa orësh ndërprerje, vatrat janë riaktivizuar dhe flakët po përhapen në zonën malore, duke rritur rrezikun që zjarri të avancojë edhe në drejtim të Rubikut, në Mirditë.

Përballë situatës, forcat zjarrfikëse janë vendosur në pozicionet pranë banesave, me qëllim parandalimin e afrimit të flakëve dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Në terren vijon operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrave, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për shkak të erës dhe terrenit të vështirë.

Ndërhyrjes në tokë i është shtuar edhe operacioni nga ajri. Prej orës 08:00 ka nisur ndërhyrja me helikopter, ndërsa aktualisht në operacion po marrin pjesë dy helikopterë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për ta vënë zjarrin nën kontroll.

Vatra e zjarrit u shfaq mbrëmjen e 1 tetorit në malin e Manatisë, në një zonë pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot. Përhapja e shpejtë e flakëve, e favorizuar nga era, krijoi rrezik të drejtpërdrejtë për banesat që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.