🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.10 ▼0.36%
ARI 4,452 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,500 ▲ +0.72% ETH $1,900 ▲ +1.02% XRP $1.0023 ▲ +0.22% SOL $75.4700 ▲ +0.15%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.10 ▼0.36 % ARI 4,452 ▲0.32 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.10 ▼0.36 % ARI 4,452 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Zvërneci, Rama debat me gazetarët e BE: Nuk ka projekt, rrjedhimisht nuk ka asgjë për t’u anuluar

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një debat me gazetarët e BE-së, ku tha se ata po keqkuptojnë fjalët e tij lidhur me planin e zhvillimit në Zvërnec, ku tha se “nuk ka pasur kurrë projekt dhe rrjedhimisht nuk mund të këtë pezullim apo anulim të tij”.

“Dua ta qartësoj për të gjithë ju se nuk kam thënë kurrë që projekti është pezulluar apo anuluar. Kam thënë se nuk ka një projekt”, theksoi ai.

Gjatë një diskutimi me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Bashkimit Europian, Rama tha se rrjetet sociale kanë përhapur informacioni të pasaktë lidhur me zhvillimet në zonë përgjatë ditëve të protestave.

“Keni ardhur pas shtatë ditësh balte që është përhapur dhe ka përmbytur botën, si edhe pas pafuqisë për të paraqitur dy apo tre të vërteta. Unë them nuk ka projekt dhe komenti i një media të madhe është: ‘Por protestuesit thonë se ka një projekt’. Çfarë është kjo? Një person që nuk ka asnjë informacion për çështjen thotë se ka një projekt. Po ku është projekti?”, deklaroi Rama.

Sipas tij, aktualisht po diskutohen dy zona potenciale zhvillimi, ajo e Sazanit dhe e Zvërnecit, por ende nuk ka një projekt mbi të cilin të flitet.

“Kemi dy vende zhvillimi, Sazanin dhe Zvërnecin. Nuk kam thënë asnjëherë se projekti është anuluar, pasi nuk ka pasur kurrë një projekt për t’u anuluar. Që të anulosh një projekt duhet ta kesh një të tillë, përndryshe çfarë do të anulosh?”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.