☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,626 ▲ +0.67% ETH $2,255 ▲ +0.42% XRP $1.2534 ▲ +0.05% SOL $95.9000 ▲ +0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë!”, Ramadani i kërkon Kurtit të marr masa

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me vizitat e zyrtarëve në Serbi, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të ndërmarrë veprime.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka pretenduar se zyrtarë të lidhur me Qeverinë e Kosovës kanë vizituar Serbinë në vitin 2024, pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë!”, ka shkruar Ramadani, duke iu drejtuar Kurtit: “Ndoshta nuk ju ka njoftuar askush se zyrtarët e lidhur me Qeverinë tuaj shkojnë në Serbi”.

Ai ka thënë se tashmë ekzistojnë dokumente që sipas tij dëshmojnë për këto vizita.

“Ndoshta as mediat nuk i keni parë, por me dokument ka dalë dëshmia. Ndoshta nuk e keni ditur, por sot nuk mund të thoni se nuk keni informacion”, ka shkruar ai.

Në postimin e tij, Ramadani ka ngritur edhe çështjen e renovimit të vagonëve të trenave të Kosovës në Serbi.

“Vagonët e trenave të Kosovës renovohen në Serbi. Me para të popullit të Kosovës. Me djersën e policëve, ushtarëve, arsimtarëve e ekonomisë së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka lidhur këtë çështje me ndërmarrjen publike Trainkos dhe ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Artane Rizvanolli.

“TRAINKOS, z. Kurti, është ndërmarrje publike që në thelb për udhëheqëse kanë Artana Rizvanollin, të emëruar ministre nga ju”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar nga Kurti që të veprojë ndaj zyrtarëve që, sipas tij, janë të përfshirë në këtë çështje.

“Dhe, unë prita që sot në mëngjes ju do ta largoni menjëherë dhe pakthyeshëm nga ekipi juaj Artane Rizvanollin. E më pas, të fillojë procedura edhe ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë tmerr institucional”, ka deklaruar Ramadani.

Në fund, ai ka kërkuar që të sqarohet se me kë janë takuar zyrtarët gjatë vizitave në Serbi.

“Dikush duhet t’i kishte marrë në pyetje këta se pse shkuan e kënd e takuan”, ka përfunduar Ramadani. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.