☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,168 ▼ -1.97% ETH $2,244 ▼ -1.01% XRP $1.2544 ▲ +0.72% SOL $96.1600 ▼ -0.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zyrtari gjerman paralajmëron Serbinë për nderimet ndaj kriminelit Mlladiq

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, dënoi ashpër praninë e zyrtarëve të lartë serbë në funeralin e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mladiq.

Weber tha se glorifikimi publik i Mladiqit përbën glorifikim të krimeve dhe është në kundërshtim me vlerat evropiane.

Në fillim të deklaratës së tij, ai kujtoi se Mladiç u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

“Ai u dënua për rolin e tij udhëheqës në gjenocidin në Srebrenicë. Krimet e tij i përkasin njërit prej kapitujve më të errët në historinë e kohëve të fundit të Evropës”, tha Weber.

Ai kritikoi veçanërisht praninë e zyrtarëve të lartë serbë në funeral.

“Fakti që një kriminel lufte i dënuar u nderua publikisht në funeralin e tij, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë, është thellësisht shqetësues. Unë dënoj ashpër praninë e tyre dhe glorifikimin publik të Mladiqit”, tha Weber.

Sipas tij, nderimi i një personi të dënuar për gjenocid nuk mund të konsiderohet një akt pajtimi ose përkujtimi.

“Nderimi i një njeriu të dënuar për gjenocid nuk është një akt pajtimi apo përkujtimi, por një refuzim i përgjegjësisë për t’u përballur me krimet e së kaluarës”, theksoi ai.

Weber arriti në përfundimin se një sjellje e tillë nuk është në përputhje me vlerat evropiane dhe mund të dëmtojë më tej besimin në angazhimin evropian të Serbisë.

“Kjo është në kundërshtim të plotë me vlerat tona evropiane. Gjithashtu dëmton besimin në angazhimin e Serbisë ndaj vlerave dhe parimeve që janë themelore për rrugën e saj evropiane”, tha presidenti i PPE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.