100 milionë për Lautaron, Barcelona synon kapitenin e Interit
A po kërkohet Lautaro Martinez nga klubet spanjolle? Raportimet nga Spanja dhe Argjentina sugjerojnë se Barcelona është gati të bëjë një lëvizje për kapitenin e Interit.
Nuk është sekret që “Blaugranat” janë në kërkim të një sulmuesi, e as nuk përbën lajm fakti që numri 10 i zikaltërve ka kohë që është një objektiv shumë i lakmuar.
Sipas TNT Sports Argentina, pas refuzimit të prerë të Atlético Madridit për Julián Álvarezin, raportohet se Barcelona e ka zhvendosur vëmendjen te kapiteni i Interit.
“Nëse marrëveshja për Álvarezin nuk ecën përpara, plani i Barcelonës është të ofrojë 100 milionë për Lautaro Martínezin,” deklaroi gazetari sportiv Cristian Camino. Ky qëndrim ndahet edhe në Spanjë, ku raportohet se “El Toro” është një kërkesë specifike e Hansi Flickut.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.