114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin shqiptar për 114-vjetorin e Pavarësisë, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesazhin e tij, Rubio vlerëson marrëdhëniet e forta mes dy vendeve, të ndërtuara mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve. Ai thekson se SHBA-të mirëpresin thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në çështjet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Rubio nënvizon gjithashtu rëndësinë e partneritetit në luftën kundër grupeve kriminale transnacionale, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Një vëmendje të veçantë në deklaratën e tij i kushtohet edhe bashkëpunimit për përballimin e kërcënimeve kibernetike dhe forcimit të kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë.
“Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt”, shprehet Rubio, duke theksuar se Uashingtoni pret të thellojë më tej marrëdhëniet me Tiranën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.