☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,118 ▼ -0.65% ETH $2,489 ▲ +0.12% XRP $1.3980 ▼ -0.91% SOL $104.0500 ▼ -1.91%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Kronika

28 vite pasion, historia e Klementit dhe pëllumbit që fluturoi 1500 km nga Berlini

Ky është Klement Vesho, nga Pogradeci. Prej 28 vitesh, jeta e tij është e lidhur ngushtë me pëllumbat e garës, një pasion që nisi në vitet e para të demokracisë dhe me kalimin e kohës u kthye në një mënyrë jetese.

Çdo mëngjes, para çdo angazhimi tjetër, Klementi nis ditën duke u kujdesur për pëllumbat e tij. Për këtë pasion thotë se ka hequr dorë edhe nga zakone të tjera, duke ia kushtuar kohën dhe paratë këtij sporti.

“Unë i vura detyrë vetes. Këtu 28 vjet para e lashë edhe cigaren, edhe shollin në klube, e thashë këto paratë që do prish nëpër bilardo, do t’ia kushtoj pëllumbave. Unë të ngrihem në mëngjes, laj sytë dhe direkt te pëllumbat i shikoj njëherë aty. Nuk i heq pëllumbat. Ata janë adrenalina ime”, tha ai.

Nga garat e para me qytetarët e Pogradecit, Klementi kaloi më pas në garat e organizuara nga federata. Ndër vite ka fituar dhjetëra kupa, por një prej rezultateve që e veçon është ai i një pëllumbi që ka përshkuar rreth 1500 kilometra nga Berlini në Pogradec.

“E fillova, po garoj nga pasaj me qytetarët këtu, pastaj u krijua federata e pëllumbave. Tëra kupat janë që i kanë fituar me pëllumbat unë edhe këtej. Ka shumë kupa. Kilometrat më të gjata është ky pëllumbi që erdhi nga Berlini në Pogradec. Një mijë e pesëqind kilometra, vijë ajrore. I pari në Shqipëri edhe dy ditë para erdhi”, shtoi ai.

Por ky pasion ka edhe koston e tij. Ushqimi, vitaminat dhe përgatitja për garat kërkojnë shpenzime të konsiderueshme. Sipas Klementit, vetëm në një vit shpenzimet mund të shkojnë deri në disa mijëra euro, ndërsa në Shqipëri ky sport, sipas tij, nuk merr mbështetje institucionale.

“Një thes ushqim për gara arrin 25 euro. Unë herën e fundit që bleva, bleva gati 700 e ca euro me vitaminat, me ushqime. Shkojnë 2-3 mijë euro në vit. Shqipëria nuk na afron ne asgjë. Maqedonia i ka, ajo ofron ushqimin e pëllumbave edhe me ulje çmimi, edhe vitaminat po ashtu. Shteti jonë asgjë s’na afron”, tha Vesho.

Pavarësisht kostove, për Klement Vesho pëllumbat mbeten pjesë e pandarë e jetës së tij. Pas 28 vitesh, ai vijon të kujdeset, të garojë dhe të presë me të njëjtin emocion kthimin e tyre në shtëpi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.