☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,782 ▼ -0.31% ETH $2,234 ▼ -0.34% XRP $1.1613 ▼ -1.68% SOL $89.3400 ▼ -1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme tre anëtarëve të KLP-së u përfundon mandate më 18 dhjetor 2026.

“Bazuar në nenin 107 të ligjit 115/2016, thirrja u hap pasi në 18 dhjetor 2026, përfundon mandati për tre anëtarë të KLP-së, nga të cilët një i zgjedhur nga rradhët e prokurorëve të shkallës së parë, një anëtar nga prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe një anëtar nga prokurorët në Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet me dije se brenda datës 21 korrik, prokurorët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën me shkrim drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm i cili thërret më pas Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve të të gjithë niveleve për zgjedhjen e kandidatëve.

“Ftohen prokurorët nga radhët e prokurorive të shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm dhe të Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfshirë dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që plotësojnë kriteret sipas ligjit 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në adresën elektronike [email protected] dhe adresën postare të Prokurorisë së Përgjithshme: Rruga Qemal Stafa, Nr.01,1001, Tiranë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.