35 vjet nga referendumi i 26 shtatorit 1991: dita kur Kosova votoi për pavarësi
Më 26 shtator 1991 qytetarët e Kosovës u shprehën me shumicë absolute pro pavarësisë, duke vërtetuar Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Sot mbushen 35 vjet nga referendumi i mbajtur më 26 shtator 1991, kur qytetarët e Kosovës u shprehën me shumicë absolute pro pavarësisë së Kosovës — një moment kyç në historinë e vendit.
Në atë ditë historike u vërtetuan Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, duke i vënë themelet juridike dhe politike shtetit të Kosovës dhe duke shënuar një hap vendimtar drejt realizimit të aspiratës shekullore për liri.
Një vit më vonë, më 1992, u mbajtën zgjedhjet e para demokratike parlamentare dhe presidenciale, duke përmbyllur një cikël vendimtar të organizimit institucional dhe demokratik të Kosovës.
Referendumi mbetet akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës dhe njihet në dokumentet ndërkombëtare si shprehje e qartë e vullnetit të një populli për vetëvendosje dhe pavarësi.
Burimi: KosovaPress



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.