☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,731 ▼0.28%
DOW 53,880 ▼0.18%
NASDAQ 26,448 ▼0.59%
NAFTA 83.13 ▲1.22%
ARI 4,442 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,506 ▼ -0.51% ETH $1,864 ▼ -0.3% XRP $1.0108 ▼ -0.74% SOL $74.9600 ▼ -0.91%
S&P 500 7,731 ▼0.28 % DOW 53,880 ▼0.18 % NASDAQ 26,448 ▼0.59 % NAFTA 83.13 ▲1.22 % ARI 4,442 ▲0.5 % S&P 500 7,731 ▼0.28 % DOW 53,880 ▼0.18 % NASDAQ 26,448 ▼0.59 % NAFTA 83.13 ▲1.22 % ARI 4,442 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Politika

35-vjetori i themelimit të PS-së, Durrës/ Rama: Brenda 2027-s mbyllim negociatat me BE-në

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është në rrugë të sigurt për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda vitit 2027.

Në fjalimin e mbajtur me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste në Durrës, Rama njoftoi se nesër do të zhvillohet në Bruksel konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“Shqipëria pasi hapi të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në një kohë rekord, me shpejtësinë më të madhe të regjistruar në të gjitha preset e integrimeve të vendeve që na kanë pararendur, tanimë konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave”, tha Rama.

Ai shtoi se konferenca e nesërme “zhvillohet ekzaktësisht sipas kalendarit të paravendosur me Komisionin Europian me synimin e përbashkët që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda vitit 2027”.

Kryeministri theksoi se Bashkimi Europian nuk është më një horizont i largët: “Europa, Bashkimi Europian nuk është një horizont… por është një maj që tanimë e prekim me sy dhe rrugën drejt të cilës tanimë e kemi tërësisht të piketuar”.

Rama njoftoi gjithashtu se brenda pak ditëve do të takohet me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Pas disa ditësh do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do të kem me kancelarin e Gjermanisë. Dhe do ma falni se do ma falni vanitetin, po kjo është një pjesë që edhe më argëton pak se dhe duhet të argëtohemi ndonjëherë argëton pak me ta, sepse i bien grepit po njësoj, po njësoj edhe nuk ka nevojë për karrem fare.

Edhe unë kam shumë qejf, të them të drejtën, kur i shoh që shkojnë te grepi, ba ba edhe thonë e këputëm dhe pastaj e gjejnë veten në grepin”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri ironizoi kritikat e opozitës ndaj qeverisë së tij lidhur me marrëdhëniet me Gjermaninë, duke iu referuar protestave të së shkuarës ku u përdorën flamuj gjermanë.

“I kishin parë flamujt e Amerikës kur thoshin Amerika është me ne. Ju kujtohet? Po flamujt e Gjermanisë nuk i kishin parë ndonjëherë që të dilnin në bulevard për të rrëzuar qeverinë. Këtej molotovët, këtej flamujt e Gjermanisë dhe e mbushën dynjanë që Gjermania na ka ndëshkuar”, tha më tej Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.