☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.35 ▼1.39%
ARI 4,074 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,744 ▲ +0.99% ETH $2,347 ▲ +1.33% XRP $1.3248 ▲ +2.34% SOL $101.1500 ▲ +0.76%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

40% e aksidenteve rrugore, nga mosrespektimi i sinjalistikës

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond  Haxhinasto ka ndjekur punimet e projektit për vendosjen e sinjalistikës në aksin rrugor Vorë- Hani i Hotit, me një gjatësi 115 kilometra. Ndalesa e ministrit në Gjadër të Lezhës, ku duke folur për mediat iu bëri apel drejtuesve të automjeteve dhe kalimtarëve që të respektojnë sinjalistikën.

Pasi shifrat zyrtare tregojnë se 40 % e aksidenteve rrugore, shkaktohen nga mos respektimi i tabelave dhe sinjalistikës. Haxhinasto theksoi se qëllimi kryesor i këtij projekti është qëndrueshmëria dhe efikasiteti i investimit, duke theksuar se ky projekt do të reduktojë ndjeshëm aksidentet.

“Ky është një nga projektet e rëndësishme që Autoriteti Rrugor Shqiptar realizon këtë vit. Është një segment rreth 115 km nga Vora deri në Shkodër dhe më tej, në Hanin e Hotit. Është një investim i konsiderueshëm. Sigurisht që kërkesa jonë është që cilësia të jetë maksimale, që qëndrueshmëria e këtij investimi të jetë sa më e gjatë, me qëllim që ky investim të ketë efikasitet dhe t’i shërbejë sa më shumë rrugës, t’i shërbejë sa më shumë qytetarëve që përdorin këtë segment të rëndësishëm të rrjetit tonë rrugor”, u shpreh Haxhinasto.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.