🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,487 ▲0.9%
DOW 51,580 ▲0.17%
NASDAQ 26,430 ▲1.57%
NAFTA 75.63 ▼0.5%
ARI 4,225 ▼3.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,772 ▼ -2.64% ETH $1,691 ▼ -2.92% XRP $1.1372 ▼ -4.12% SOL $68.8100 ▼ -4.5%
S&P 500 7,487 ▲0.9 % DOW 51,580 ▲0.17 % NASDAQ 26,430 ▲1.57 % NAFTA 75.63 ▼0.5 % ARI 4,225 ▼3.56 % S&P 500 7,487 ▲0.9 % DOW 51,580 ▲0.17 % NASDAQ 26,430 ▲1.57 % NAFTA 75.63 ▼0.5 % ARI 4,225 ▼3.56 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kronika

7 të arrestuar në Durrës, nga kanabisi tek ndërtimet pa leje

Policia e Durrësit ka bërë me dije se shtatë persona janë arrestuar gjatë 24-orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.
3 shtetas mësohet se janë arrestuar në flagrancë për ndërtim pa leje dhe 1 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”.
1 person është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për “Largimi nga vendi i aksidentit”.
DVP Durrës
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit 7 persona të arrestuar, ndaluar dhe proceduar për vepra të ndryshme penale.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për ndërtim pa leje dhe 1 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në pranga dhe 1 person, i shpallur në kërkim për “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe 2 shtetas, pasi u kapën me një sasi të vogël lëndë narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, konkretisht në fushën e ndërtimit të paligjshëm, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
  1. V., 60 vjeç, banues në fshatin Luz;
  2. T., 55 vjeç dhe V. N., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Gramëz.

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke kryer punime pa leje.

Nga specialistët për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit u bë arestimi në flagrancë i shtetasit turk R. A., 28 vjeç, banues në Turqi, pasi në P.K.K. Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Po gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim S. B., 50 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr. 620, datë 20.09.2019, e ka dënuar me tre muaj burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë kapur dhe proceduar penalisht shtetasit B. K. dhe Sh. H., pasi gjatë kontrollit fizik Policia iu gjeti nga një dozë lëndë narkotike cannabis sativa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.