82 vjet nga luftimet për çlirimin e Tiranës, imazhet origjinale nga Arkiva e ATSH-së
Çlirimi i Tiranës përkujtohet çdo vit më 17 nëntor, në kujtim të ditës kur kryeqyteti shqiptar u çlirua nga forcat naziste gjermane, pas 19 ditësh luftime.
Në arkivin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare gjenden fotografi nga kjo betejë e ashpër, e cila zgjati nga 28 tetori deri më 17 nëntor 1944.
Pas tërheqjes së forcave gjermane nga pjesë të tjera të vendit, beteja e Tiranës u shndërrua në një nga operacionet më të mëdha ushtarake të zhvilluara në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në betejën për çlirimin e Tiranës morën pjesë luftëtarët e Brigadës I Sulmuese, Brigadës IV Sulmuese dhe Brigadës XXIII Sulmuese. Në operacion u përfshinë edhe njësitë partizane të Shqipërisë së Mesme, si edhe vetë popullsia e qytetit, e cila ndihmoi forcat çlirimtare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.