☁️
Tiranë 18°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 86.19 ▲0.55%
ARI 3,867 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,889 ▲ +1.33% ETH $1,816 ▲ +1.31% XRP $0.9704 ▲ +2.41% SOL $73.4300 ▲ +3.86%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.19 ▲0.55 % ARI 3,867 ▲0.36 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.19 ▲0.55 % ARI 3,867 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Kronika

Rrugorja në aksion, arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur

Ky është momenti ku shoferi i një autobusi linje urbane në Tiranë konstatohet nga policia nën efektin e alkoolit me masën 0.19 mg/l.

Uniformat blu e kanë gjobitur drejtuesin e autobusit me pezullim patente për tre muaj, heqje 8 pikë nga leja e drejtimit si dhe me gjobë 15 mijë lëkë.

Gjatë aksionit në rrugët e Tiranës policia arrestoi edhe një person i cili po kryente manovra të rrezikshme me motomjetin që drejtonte pa leje dhe në efektin e lëndëve narkotike, në sheshin “Skënderbej”, gjatë kohës që po zhvillohej “Wizz Air Tirana Marathon”.

Si rezultat i monitorimit akseve kryesore gjatë ditët e fundit, Policia Rrugore e Tiranës arrestoi 9 shtetas procedoi penalisht 21 të tjerë. 9 të arrestuarit e tjerë dhe 21 të proceduarit drejtonin mjetet, në efektin e alkoolit.

Gjatë monitorimit permanent, në të gjitha akset e kryeqytetit, në pikat hyrëse/dalëse dhe në afërsi të institucioneve arsimore u konstatuan dhe u ndëshkuan 4384 shkelje. Konkretisht 3780 drejtues u ndëshkuan për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjetit; 59 drejtues u ndëshkuan për pozicionim të gabuar të mjetit në korsi; 103 shtetas u ndëshkuan për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit; 123 drejtues mjetesh u ndëshkuan për mosvendosje të rripit të sigurimit; 176 drejtues motomjetesh u ndëshkuan për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 43 mjete u bllokuan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.