☁️
Tiranë 18°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 86.21 ▲0.57%
ARI 3,865 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,911 ▲ +1.4% ETH $1,818 ▲ +1.34% XRP $0.9695 ▲ +2.23% SOL $73.2700 ▲ +3.49%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.21 ▲0.57 % ARI 3,865 ▲0.32 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.21 ▲0.57 % ARI 3,865 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Arte

Jepen çmimet “Tish Daija” për 28 vepra fituese dhe 23 kompozitorë

Kompozitorë, artistë, përfaqësues të medias dhe dashamirës të muzikës festuan në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor përmbylljen me sukses të Konkursit Kombëtar të Krijimtarisë Muzikore “Tish Daija” dhe çeljen e festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli në rrjetet sociale pamje nga kjo mbrëmje e veçantë, e mbushur me diskutime, vlerësime dhe emocione, e cila dëshmoi potencialin e krijimtarisë muzikore shqiptare dhe rëndësinë e mbështetjes së talenteve të reja.

Konkursi Kombëtar i Krijimtarisë Muzikore “Tish Daija” solli 28 vepra fituese dhe 23 kompozitorë, si dhe çeljen e festivalit që i jep zë krijimtarisë muzikore shqiptare përmes Fondit të Krijimtarisë.

“Përmes këtij konkursi dhe festivalit ‘Netët e Muzikës Shqiptare’, synojmë që krijimtaria e re të mos mbetet vetëm në partitura, por të marrë jetë në skenë, të interpretohet dhe të bëhet pjesë e repertorit muzikor shqiptar”, u shpreh ministri Gonxhja.

Fondi i Krijimtarisë është një instrument konkret i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe institucioneve artistike në mbështetje të artistëve, duke krijuar mundësi për zhvillimin e ideve të reja, realizimin e veprave origjinale dhe prezantimin e tyre përpara publikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.