☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,242 ▲ +1.03% ETH $2,275 ▲ +1.37% XRP $1.2538 ▲ +0.67% SOL $95.8000 ▲ +0.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

​A do t’i bashkohet LDK-ja aksionit të PDK-së e Aleancës në Kuvend?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se pas diskutimeve në Grupin Parlamentar do të vendosin se a do t’i bashkohen veprimeve të PDK-së e Aleancës në Kuvendin e Kosovës për thirrjen e seancës konstituive.

Ai në kohën kur deputetët e PDK-së dhe Aleancës po protestojnë në sallën plenare të Kuvendit për thirrjen e seancës konstituive, tha se bllokada institucionale është e paarsyeshme.

“Bllokada institucionale apo e konstituimit të Kuvendit është e paarsyeshme, e panevojshme, ngre tensione dhe polarizon shoqërinë dhe dëmton demokracinë e Kosovës… Ne, kur të kemi vendim politik të Grupit Parlamentar, do ta kuptoni. Sot ka qenë edhe ditë e hapur për vizitën e bashkatdhetarëve. Pjesëmarrja politike është me arsyen që nuk po kontestohet Kuvendi dhe ne i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të thërrasë seancën konstituive”, tha ai. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.