☁️
Tiranë 13°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,552 ▼ -0.42% ETH $2,343 ▼ -1.33% XRP $1.2920 ▲ +0.15% SOL $101.5800 ▼ -0.85%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
25 Tet 2026
Breaking
Politika

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka komentuar largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i PS.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Muçi tha se Marjana Koçeku gjeti momentin e duhur për t’u larguar nga PS.

I pyetur nëse Lëvizja Bashkë do t’i hapë dyert e partisë Marjana Koçekut, Muçi tha se, për momentin, vëmendja është te largimi i Edi Ramës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ju duket e sinqertë lëvizja e deputetes Koçeku?

Muçi: Unë mendoj që, në radhë të parë, vendimi i saj është i duhuri. Është një vendim që e nderon atë, pavarësisht të shkuarës së saj. Është një vendim që do të duhej të ndiqej nga deputetë të tjerë të PS. Në Britani, kryeministri u dorëhoq sepse shumë deputetë të partisë së tij nuk e mbështesnin më. Nëse këtë do ta bënin edhe kolegët e zonjës Koçeku, dorëheqja e zotit Rama do të ishte e pashmangshme.

Unë di që zonja Koçeku ka qenë pjesë e protestave studentore. Zgjedhja e saj për t’iu bashkuar PS-së mendoj se ka ngjallur skepticizëm te disa miq të saj. Fakti që ajo ishte deputete kur filluan prishjet në zonën e Thethit, në zonën që përfaqësonte, mendoj se e ka bërë të ndiejë mbi shpinë barrën e pakënaqësisë që është krijuar ndaj qeverisë së Edi Ramës. Mendoj se gjeti momentin e duhur për të dhënë dorëheqjen nga PS.

Borakaj: A mundet që partia juaj t’i hapë dyert zonjës Koçeku?

Muçi: Gjithçka që ka të bëjë me fushatën elektorale janë çështje të një momenti të dytë. E gjithë vëmendja është te dorëheqja e Edi Ramës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.