🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.37 ▲1.44%
ARI 4,422 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,602 ▼ -0.41% ETH $2,489 ▲ +0.12% XRP $1.4146 ▲ +1.33% SOL $103.2300 ▼ -0.14%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.37 ▲1.44 % ARI 4,422 ▼0.38 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.37 ▲1.44 % ARI 4,422 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Moda

A u fejua Jennifer Garner?

Jennifer Garner njoftoi së fundi se seriali i saj i ri në Peacock, The Five-Star Weekend, është rinovuar për një sezon të dytë. Ndërsa publikoi një fotografi ku shfaqej e befasuar, me duart mbi gojë, ajo duket se së bashku me lajmin profesional zbuloj edhe një ndryshim në jetën private.

Siç raporton Harper’s Bazaar, në unazën që mbante në gisht vërehej një diamant rreth katër ose pesë karatësh në një rrip ari. Një ekspert i tha revistës Hello! se vlera e mundshme e unazës është afërsisht 250,000 dollarë. Garner ende nuk ka konfirmuar nëse partneri i saj i gjatë, John Miller, i ka bërë propozimin, por fotografia erdhi pak ditë pasi ata u panë së bashku në një dalje të rrallë në Santa Monica.

Së fundmi, të dielën ata u fotografuan duke shkuar për darkë në lagjen kaliforniane, të veshur thjesht; gjatë asaj daljeje Garner u përpoq të mbante dorën jashtë fokusit të kamerave. Çifti kanë pasur një marrëdhënie me ndërprerje që nga viti 2018 dhe kanë ruajtur shumë privatësi rreth detajeve të lidhjes së tyre.

Para lidhjes me Miller, Garner ka qenë e martuar me aktorin Scott Foley (2000–2004) dhe më pas me Ben Affleck (2005–2018), me të cilin ka tre fëmijë: Violet, 20 vjeçe, Fin, 17 vjeç, dhe Samuel, 14 vjeç. Ndërkaq, John Miller ka qenë i martuar me violinisten amerikane Caroline Campbell nga 2005 deri në 2018.

Derisa çështja e fejesës nuk është konfirmuar zyrtarisht, Sipas Harper’s Bazaar, aktorja ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike që të konfirmojë ose të mohojë thashethemet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.