Mickoski shprehet optimist për shitjen e Alta Bankës
Banka Komerciale ka aplikuar për ankandin e 30 nëntorit; opozita kërkon hetim për skandalin
Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh optimist se shitja e Alta Bankës do të zgjidhet së shpejti, sipas Alsat.
Banka Komerciale ka aplikuar për ankandin e 30 nëntorit, ku çmimi fillestar është 3.777 denarë për aksion. Në shitje janë 372,742 aksione, të cilat duhet të blihen të gjitha, ndërsa vlera e përgjithshme e transaksionit llogaritet rreth 23 milionë euro.
Çështja është kthyer edhe në përplasje politike: opozita thekson se kanë kaluar 21 ditë nga skandali pa asnjë hetim dhe 10 ditë nga kallëzimi i saj penal pa asnjë procedurë. Nga ana tjetër, kryeministri u përgjigj se në Serbi hetimi, falimentimi, bllokimi i llogarive dhe arrestimet, përfshirë arrestimin e Macurës, tregojnë se institucionet po veprojnë, ndërsa theksoi se edhe falimentimi i Eurostandard Bankës u zgjidh nga institucionet e vendit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.