Prodhim më i ulët i lakrës, bujqit kërkojnë më shumë mbështetje institucionale
Çmimi prej 50 denarësh për kilogram nuk i mbulon shpenzimet, thonë prodhuesit
Bujqit po përballen me prodhim më të ulët të lakrës këtë vit dhe kërkojnë më shumë mbështetje institucionale, sipas Alsat.
Prodhimi ka rënë për shkak të nxehtësisë dhe ndryshimeve klimatike, ndërsa mungesa e punëtorëve dhe rritja e çmimeve të plehrave dhe karburantit e kanë bërë punën edhe më të vështirë. Edhe pse lakra shitet me 50 denarë për kilogram, prodhuesit thonë se as 100 denarë për kilogram nuk do të mjaftonin për të mbuluar shpenzimet e tyre.
Bujqit kërkojnë mbështetje më të madhe nga institucionet, në mënyrë që prodhimi vendas të mos ulet edhe më tej dhe të sigurohet furnizimi i tregut.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.