Ndryshimet e motit rëndojnë shëndetin e personave me sëmundje kronike
Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar për fëmijët nën 5 vjeç, gratë shtatzëna dhe personat mbi 65 vjeç
Ndryshimet e motit po rëndojnë shëndetin e personave me sëmundje kronike, ndërsa mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, sipas Alsat.
Kur temperaturat ndryshojnë papritur, enët e gjakut zgjerohen dhe tensioni i gjakut bie, çka mund të shkaktojë lodhje, marramendje dhe përkeqësim të gjendjes te personat me sëmundje të zemrës, të frymëmarrjes apo diabet. Dr. Safjane Bellçishta këshillon që pacientët me diabet ta ulin dozën e insulinës me 2 ose 3 njësi në ditët me temperatura të larta dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun e tyre.
Më të rrezikuarit janë fëmijët nën 5 vjeç, gratë shtatzëna, personat mbi 65 vjeç, si dhe ata me tension të lartë, sëmundje të kockave, HOBB apo astmë. Mjekët u bëjnë thirrje këtyre grupeve të shmangin qëndrimin e gjatë në diell, të pinë mjaftueshëm lëngje dhe të ndjekin terapinë e tyre.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.