☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.38 ▲0.61%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,874 ▲ +0.1% ETH $2,315 ▲ +0.18% XRP $1.3031 ▲ +2.09% SOL $99.9100 ▼ -0.37%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.38 ▲0.61 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.38 ▲0.61 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

AAK reagon pas arrestimit të Haradinajt, Qeveria të ndërpresë komunikimin me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht ndalimin e kreut të saj, Ramush Haradinaj, në aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, më saktësisht në pjesën franceze të tij.

“Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ndaluar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga AAK.

“Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejt dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë”, ka thënë AAK, shkruan Gazeta Express.

Partia e Haradinajt ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërpresë çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.