☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.26 ▲0.49%
ARI 4,010 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,761 ▼ -0.59% ETH $2,311 ▼ -0.65% XRP $1.3011 ▲ +1.03% SOL $99.8200 ▼ -1.34%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.26 ▲0.49 % ARI 4,010 ▼0.72 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.26 ▲0.49 % ARI 4,010 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Fillojnë zgjedhjet parlamentare

TEL AVIV, 27 tetor /ATSH-TPS-DPA/ – Shumica e qendrave të votimit në mbarë Izraelin u hapën sot në orën 07:00 për zgjedhjet e 26-ta për Knesetin duke u mundësuar miliona votuesve me të drejtë vote të hedhin votën e tyre për partitë që preferojnë.

Qendrat e rregullta të votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00, kohë kur mbyllet procesi i votimit dhe fillon numërimi i votave.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të përditësuara më 6 shtator 2026, Izraeli ka 7 331 981 votues me të drejtë vote, një shifër kjo më e lartë krahasuar me 6 788 804 votuesit e regjistruar për zgjedhjet e mëparshme.

Vendi ka 12 018 qendra të rregullta votimi, nga të cilat 6 208 janë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.

Prej tyre, 3 620 janë qendra të aksesueshme ku votuesit me të drejtë vote mund të votojnë edhe nëse nuk janë të regjistruar aty, gjithnjë duke respektuar kërkesat ligjore.

Masa të tjera përfshijnë 250 qendra votimi në spitale, 55 në burgje dhe qendra paraburgimi, si dhe 102 qendra në 100 misione diplomatike izraelite jashtë vendit.

Gjithashtu, janë krijuar mundësi të veçanta votimi edhe për rreth pesë komunitete të personave të zhvendosur.

Zgjedhjet e para që nga sulmet e 7 tetorit 2023 dhe lufta pasuese në Gaza e përballin Netanyahun në detyrë me sfiduesin e tij kryesor, ish-shefin e shtabit të përgjithshëm Gadi Eisenkot.

Më shumë se tre vjet pas masakrës së Hamasit, Netanyahu – kryeministri më jetëgjatë i Izraelit – ka refuzuar të pranojë përgjegjësinë personale për dështimin për të sprapsur sulmet e udhëhequra nga Hamasi.

Ai udhëheq një bllok fetar të krahut të djathtë që përfshin partinë e tij Likud, partitë ultra-ortodokse dhe forcat e ekstremit të djathtë.

Eisenkot synon të rrëzojë bllokun e Netanyahut duke formuar një koalicion politikisht të larmishëm me partinë e tij të qendrës Yashar.

Ndërsa Yashar kohët e fundit kishte dalë përpara Likud, sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë. Nëse asnjëri kamp nuk mund të sigurojë 61 vendet e nevojshme për një shumicë, partitë më të vogla mund të jenë vendimtare, me një qeveri të opozitës pakicë të mbështetur nga partitë arabe si një rezultat të mundshëm./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.