🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.74 ▼0.16%
ARI 4,142 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,336 ▼ -2.78% ETH $1,653 ▼ -5.46% XRP $1.1042 ▼ -2.86% SOL $68.8600 ▼ -6.62%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.74 ▼0.16 % ARI 4,142 ▼1.44 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.74 ▼0.16 % ARI 4,142 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Aeroporti i tretë i Stambollit do të mirëpresë avionin e parë në fillim të vitit 2018

Aeroporti i tretë i Stambollit do të mirëpresë aeroplanin e parë para shkurtit të vitit të ardhshëm, tha ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikimit i Turqisë, Ahmet Arslan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të ulim aeroplanin e parë në aeroportin e tretë të Stambollit përpara shkurtit të vitit 2018”, tha Arslan, në tryezën editoriale të AA-së të mërkurën.

Hapja zyrtare e fazës së parë të aeroportit të ri nën ndërtim në Stamboll do të bëhet më 29 tetor të vitit të ardhshëm, tha ai, datë në të cilën Turqia shënon Ditën e Republikës, ditën e shpalljes së Republikës së Turqisë në vitin 1923.

Rreth 68 për qind e ndërtimit të aeroportit ka përfunduar, shtoi Arslan. “Punëtorët po punojnë ditë e natë për të përfunduar projektin në kohë”, tha ai.

Kur faza e parë të përfundojë në vitin 2018, aeroporti do të ketë terminalin më të madh në botë nën një çati, me një sipërfaqe prej rreth një milion metra katrorë dhe aftësi për t’u shërbyer 90 milionë pasagjerëve në vit.

“Ndërkaq, përfundimi i të gjitha fazave do të bëhet deri në vitin 2023, ndërsa aeroporti do të ketë kapacitet vjetor prej 200 milionë pasagjerësh”, tha Arslan.

Ndryshe, me përfundimin e të gjitha fazave, aeroporti pritet të jetë më i ngarkuari në botë, me fluturime në mbi 350 destinacione.

Aktualisht, Aeroporti Ataturk i Stambollit është aeroporti më i ngarkuar në Turqi, me 41,6 milionë pasagjerë në 8 muajt e parë të vitit 2017, sipas autoritetit të aeroporteve shtetërore. Ai u pasua nga Aeroporti i Sabiha Gokcen, qendra kryesore ajrore e Stambollit në anën aziatike, me 20,5 milion pasagjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.