Afrika e Jugut, 27 të vdekur nga të shtënat në lokalet e natës
Disa persona të armatosur me pushkë vranë 17 persona dhe plagosën 15 të tjerë në një bar në pjesën perëndimore të Johanesburgut të shtunën në mbrëmje, njoftoi sot policia lokale.
“Ata kontrolluan disa klientë, nga të cilët ua morën telefonat celularë përpara se të iknin me dy makina”, shtoi policia, e cila sqaroi se incidenti me të shtëna ndodhi rreth orës 21:30 sipas orës lokale.
Policia e Afrikës së Jugut shtoi se ka nisur një kërkim për të arrestuar të dyshuarit, motivet e të cilëve, thanë ata, mbeten të panjohura dhe sqaroi se ata “dyshohet se ishin të armatosur me pushkë dhe armë të llojit AK-47”.
10 persona të tjerë u vranë dhe 11 u plagosën në një incident me të shtëna në një lagje pranë Cape Town nga nata e së shtunës deri të dielën, tha policia lokale.
Burra të armatosur hynë në një lokal argëtimi në Luandle në orën 01:46 sipas orës lokale dhe “hapën zjarr ndaj klientëve”, tha policia e Afrikës së Jugut.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.