🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.72 ▲0.79%
ARI 4,389 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,249 ▲ +0.05% ETH $1,911 ▲ +0.84% XRP $1.0002 ▲ +0.51% SOL $76.8400 ▲ +1.49%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.72 ▲0.79 % ARI 4,389 ▼0.72 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.72 ▲0.79 % ARI 4,389 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Agim Ademi pret ambasadorin austriak, diskutohet për ndeshjet Kosovë – Austri




June 25, 2026

Agim Ademi pret ambasadorin austriak, diskutohet për ndeshjet Kosovë – Austri


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur të enjten në selinë e FFK-së ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Sipas njoftimit të Ademit, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në fushën e sportit, me theks të veçantë te përballjet e ardhshme mes dy përfaqësueseve.

postimi i plotë:

🇽🇰🤝🇦🇹

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Federatën e Futbollit të Kosovës Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, në një takim miqësor dhe shumë konstruktiv.

Gjatë takimit biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona në fushën e sportit, me fokus të veçantë në përballjet e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Në qendër të diskutimeve ishin ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Austrisë në kuadër të UEFA Nations League, të cilat do të zhvillohen gjatë muajve shtator dhe tetor, si dhe për ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e vajzave, e cila në muajin tetor do të përballet me Austrinë në fazën “Play-Off” për kualifikim në Kampionatin Botëror 2027.

Në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, u dakorduam që të organizojmë aktivitete të përbashkëta promovuese për këto ndeshje, me synim afrimin e tifozëve me ekipet kombëtare dhe krijimin e një atmosfere sa më të veçantë sportive. 

Ky takim rikonfirmoi edhe një herë raportet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe gatishmërinë tonë të përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin në projekte të reja që i shërbejnë zhvillimit të sportit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet dy vendeve tona.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.