☁️
Tiranë 35°C · Vranët 25 August 2026
S&P 500 7,665 ▲0.16%
DOW 53,476 ▲0.11%
NASDAQ 26,080 ▲0.38%
NAFTA 82.57 ▼2.87%
ARI 4,693 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,164 ▼ -0.52% ETH $2,471 ▼ -1.8% XRP $1.4695 ▼ -3.04% SOL $97.9700 ▲ +1.7%
S&P 500 7,665 ▲0.16 % DOW 53,476 ▲0.11 % NASDAQ 26,080 ▲0.38 % NAFTA 82.57 ▼2.87 % ARI 4,693 ▼0.11 % S&P 500 7,665 ▲0.16 % DOW 53,476 ▲0.11 % NASDAQ 26,080 ▲0.38 % NAFTA 82.57 ▼2.87 % ARI 4,693 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Kosova

Akademikja Ypi: Ngërçi institucional dëmton Kosovën, perëndimit nuk i bëhet vonë

Akademikja dhe shkrimtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Lea Ypi, ishte sot pjesë e një ligjërate në seminarin e organizuar për herë të parë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, nga Fondacioni Friedrich Ebert.

Ypi foli për zhvillimet politike në botë, por edhe për çështje që lidhen me rajonin dhe Kosovën.

Profesoresha e politikës dhe filozofisë në Shkollën Ekonomike të Londrës, Lea Ypi, gjatë ligjëratës në Fakultetin Filozofik të UP-së, trajtoi një sërë çështjesh politike dhe shoqërore.

Në një përgjigje për Radio Dukagjinin, duke komentuar bllokadën institucionale në Kosovë, Ypi tha se Kosova është një vend i vogël dhe i cenueshëm, ndaj, sipas saj, nuk duhet të ketë ndasi të tilla politike.

“Ngërçi institucional është në dëm të kosovarëve. Kosova është një vend tepër i vogël për ta patur luksin e këtyre lloj ndasive të kësaj natyre. Është shtet shumë i vogël, shumë i ri, shumë vunerabël, edhe në aspektin e gjeopolitikave ndërkombëtare. Për këtë kanë një përgjegjësi të gjitha palët politike, që mos ta marrin vendin peng në interes të ambicieve të tyre personale ose ambicieve për pushtet. Ka një detyrim bashkëpunimi.”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse situata e brendshme politike mund ta dëmtojë imazhin ndërkombëtar të Kosovës, Ypi tha se faktorët ndërkombëtarë nuk i kushtojnë rëndësi të madhe zhvillimeve të një vendi të vogël si Kosova.

“As për Shqipërinë as për Kosovën nuk i bëhet vonë shumë njeriu, dëmi është i joni. Sa për vendet e tjera, ne sot jemi nesër nuk jemi për ato nuk ka rëndësi fare. Janë dy pika të vogla në hartën e botës që vetëm atyre që jetojnë aty i intereson vërtet se çfarë ndodhë dhe çfarë bëhet dhe se si zhvillohen këto konflikte. Të tjerët sigurisht që do të pretendojnë që ka këtë interes apo atë interes, se duhet thënë kjo apo duhet bërë ajo.”

Ypi foli edhe për funksionimin e demokracisë, duke deklaruar se në Kosovë, Shqipëri, por edhe në vende të tjera të botës, ekziston, sipas saj, një kapje e institucioneve demokratike nga oligarkia./Radio Dukagjini/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.