🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,322 ▲0.48%
NASDAQ 27,084 ▼0.01%
NAFTA 93.89 ▲1.88%
ARI 4,517 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,230 ▼ -5.93% ETH $1,911 ▼ -4.15% XRP $1.2215 ▼ -5.71% SOL $75.9700 ▼ -5.95%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,322 ▲0.48 % NASDAQ 27,084 ▼0.01 % NAFTA 93.89 ▲1.88 % ARI 4,517 ▲0.24 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,322 ▲0.48 % NASDAQ 27,084 ▼0.01 % NAFTA 93.89 ▲1.88 % ARI 4,517 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja përplas një të moshuar në Udenisht

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenishtit, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenishtit, në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet i drejtuar nga një grua ka përplasur një këmbësor rreth 80 vjeç. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 1 maj 2026, rreth orës 14:15, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, pranë fshatit Udenisht. Automjeti me drejtuese shtetasen me iniciale E. K. dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., banues në Udenisht.

Burime pranë grupit të ekspertëve të qarkullimit rrugor bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit po udhëtonte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit, ndërsa 80-vjeçari ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, moment në të cilin është përplasur nga automjeti tip “Benz”, duke pësuar plagosje të rëndë.

Aktualisht, i moshuari ndodhet në spitalin e Pogradecit, ndërsa mjekët nuk përjashtojnë mundësinë e dërgimit të tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.