☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,700 ▲ +0.72% ETH $2,255 ▲ +0.53% XRP $1.2538 ▲ +0.73% SOL $96.0200 ▲ +1.77%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Fatmir Shehollit, ekzistonte edhe një plan i strukturave të sigurisë serbe, me qëllim komprometimin e Albin Kurtit.

Sipas aktakuzës, në telefonin celular të sekuestruar nga Fatmir Sheholli, autoritetet kanë gjetur një dokument të emërtuar “Leptiri”, i cili përmban një plan operativ të strukturave të atëhershme të Sigurimit Shtetëror të Serbisë për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës sa ai vuante dënimin në burgjet e Serbisë.

Dokumenti është përfshirë në materialin provues të aktakuzës ndaj Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh dhe shantazh.

Sipas aktakuzës, dokumenti është gjetur gjatë analizimit të një telefoni celular Apple iPhone, të sekuestruar nga Sheholli. Në një fotografi të nxjerrë nga pajisja është evidentuar një dokument që, sipas Prokurorisë, është përpiluar nga strukturat e Sigurimit Shtetëror të Serbisë, të njohura si RDB, në vitin 2001.

Në dokument, sipas Prokurorisë, parashihej përdorimi i një burimi operativ me nofkën “Leptiri”, me qëllim sigurimin e materialeve komprometuese që më pas do të përdoreshin për ushtrimin e presionit ndaj Kurtit për bashkëpunim me strukturat e RDB-së.

Prokuroria thotë se dokumenti i gjetur në telefon ishte nënshkruar nga shefi i Sektorit III të Sigurimit Shtetëror Serb.

Sipas aktakuzës, gjatë deklarimit para Prokurorisë, Sheholli është pyetur për prejardhjen e dokumentit “Leptiri”.

Në përgjigjen e tij, sipas përmbajtjes së aktakuzës, Sheholli ka deklaruar se dokumenti i ishte dërguar në telefon nga Bojan Dimiç, të cilin Prokuroria e identifikon si zyrtar të BIA-s.

Aktakuza pretendon se analiza e komunikimeve të nxjerra nga telefoni i Shehollit tregon se dokumenti më pas është përcjellë te persona të ndryshëm dhe se është kërkuar edhe përkthimi i tij nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.

Në deklarimin e tij, sipas aktakuzës, Sheholli ka pohuar se dokumentin ua kishte dërguar disa personave.

Sipas Prokurorisë, përcjellja dhe shpërndarja e dokumentit, të vlerësuara së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të gjetura në telefonin e Shehollit, janë relevante për të dëshmuar kontaktet dhe lidhjet e tij me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet e sigurisë serbe.

Në aktakuzë përmenden edhe komunikime të tjera që, sipas Prokurorisë, dëshmojnë kontakte të vazhdueshme të Shehollit me persona të lidhur me BIA-n.

Një prej tyre lidhet me komunikimet e zhvilluara në dhjetor të vitit 2024 me një person të identifikuar si Viktor Petrushevski. Sipas aktakuzës, nga këto komunikime rezulton se Sheholli kishte ndërmarrë veprime për organizimin e një takimi me Bojan Dimiçin.

Prokuroria pretendon se takimi ishte realizuar më 25 dhjetor 2024 dhe se, gjatë komunikimeve të asaj dite, Sheholli kishte përcjellë edhe një numër telefoni që, sipas të dhënave të administruara nga autoritetet, ishte në përdorim nga Bojan Dimiç.

Prokuroria Speciale i ka përfshirë këto materiale dhe komunikime në aktakuzën ndaj Shehollit si pjesë të provave për akuzën për spiunazh. /RTK/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.