☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,084 ▲ +0.47% ETH $2,242 ▲ +0.25% XRP $1.1563 ▲ +0.22% SOL $89.6700 ▲ +0.44%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Aktiviteti poetik në Elbasan rikthen kujtesën e persekutimit komunist

“Poezia si kujtesë”, aktiviteti poetik i zhvilluar në Teatrin “Skampa” në Elbasan, bëri bashkë poetë, studentë dhe nxënës në një homazh për poetët dhe shkrimtarët e vrarë, të burgosur dhe të internuar gjatë diktaturës komuniste.

Aktiviteti u organizua në kuadër të 21 Majit, Ditës së Qëndresës ndaj Regjimit Totalitar, me synimin për të sjellë tek të rinjtë kujtesën historike përmes letërsisë dhe poezisë.

Të rinjtë pjesëmarrës e cilësuan poezinë dhe librin si elementë të rëndësishëm për formimin kulturor dhe shpirtëror të brezit të ri.

“Mendoj se poezia është arti i shpirtit dhe ndihmon në formimin filozofik dhe kulturor të çdo njeriu”, tha studentja Melisa Qoku.

“Do t’u thosha të rinjve të lexojnë sa më shumë libra, sepse rruga drejt së ardhmes është libri”, shtoi nxënësi Elgis Toska.

Organizatorët thanë se aktiviteti synon të mbajë gjallë kujtesën për poetët e dënuar nga regjimi komunist dhe të ndërgjegjësojë brezat e rinj për të kaluarën.

Poetja Rita Petro e cilësoi dënimin e poetëve një nga aktet më çnjerëzore të regjimit komunist.

“Të mendosh që dënoheshin poetët, njerëz kaq të pafajshëm, është ndër krimet më çnjerëzore që mund t’i bëhen një populli”, tha Petro.

Në aktivitet u sollën edhe vargje të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, me mesazhin që historia të shërbejë për ndërtimin e një shoqërie më demokratike dhe tolerante.

Përfaqësues të Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.

“Në momentin që ne i harrojmë këta persona, ne i vrasim ata për së dyti”, tha Jonila Godole nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

Përmes poezisë dhe reflektimit mbi të shkuarën, aktiviteti solli një mesazh të qartë për brezin e ri: liria e fjalës dhe memoria historike janë vlera që duhet të mbrohen çdo ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.