☁️
Tiranë 14°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.16 ▼1.95%
ARI 4,126 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,808 ▲ +0.9% ETH $2,115 ▲ +0.48% XRP $1.0906 ▼ -0.2% SOL $85.8400 ▼ -0.59%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.16 ▼1.95 % ARI 4,126 ▲0.28 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.16 ▼1.95 % ARI 4,126 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Akuzohet për tjetërsim pronash, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj merret sërish i pandehur

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është marrë sërish i pandehur nga prokuroria për tjetërsim pronash në zonën Kune-Vain-Tale.

Bëhet fjalë për një procedim penal të nisur që prej vitit 2017-të, pas një kallëzimi të shtetasit Ardian Mlika, i cili vuri në lëvizje organin e akuzës. Nga hetimi disavjeçar ka rezultuar se punonjës të administrates mes të cilëve dhe Fran Frrokaj në atë kohë ish-kryetar i Komunës Shënkoll kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa përsona të cilët kanë përfituar në mënyre të paligjshme prona shtetërore përmes përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të falsifikuara, duke i shitur më pas dhe tek përsonat e tjera.

Këto prona janë vënë në sekuestro preventive, ndërsa dosja penale është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës dhe ndaj ish-kryebashkiakut është ngritur akuza e “Shpërdorimit të Detyrës”. Seanca e parë paraprake nuk u zhvillua për shkak të mungesës së palëve, duke detyruar gjyqtarin Elvis Sulejmani që ta shtyjë për në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Në përfundim të hetimeve Fran Frrokaj është i vetmi ish-zyrtar i marrë i pandehur në lidhje me këtë çështje, pasi për persona të tjerë përgjegjës vepra penale është parashkruar për shkak të tejkalimit të afeteve të kryerjes së saj.

Kjo është çeshtja e trete penale që do të gjykohet për tjetërsim pronash në bregdetin e Lezhës, ku njëra prej tyre ka përfunduar dhe personat përgjegjës përfshirë dhe ish-zyrtarë mes të cilëve dhe Fran Frrokaj janë dënuar me burg, ndërsa një çështje tjetër e ngjashme është në gjykim në Gjykatën Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me të pandehur disa persona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.