☁️
Tiranë 14°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.25 ▼1.84%
ARI 4,123 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,760 ▲ +1.01% ETH $2,114 ▲ +0.7% XRP $1.0901 ▲ +0.16% SOL $85.8800 ▼ -0.26%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.25 ▼1.84 % ARI 4,123 ▲0.2 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.25 ▼1.84 % ARI 4,123 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Sporti

Juventusi ka nevojë për Champions-in me çdo kusht, 3 emra për të fuqizuar ekipin në janar

Diferenca e madhe me vendin e 4-t e detyron klubin bardhezi që të ndërhyjë në sesionin e ardhshëm të merkatos. Spalletti pret një qendërsulmues, një mesfushor lider dhe një mbrojtës të majtë.

Champions-i duhet me çdo kusht, edhe nëpërmjet përforcimeve të janarit. Merkatoja e dimrit po afron dhe Juventusi po projekton 3 goditje për të sistemuar ekipin dhe për të luftuar për vendin e 4-t, që aktualisht mbahet nga Milani, 6 pikë para bardhezinjve.

Një tjetër sezon jashtë Europës që vlen është një skenar që në Continassa nuk duan ta marrin aspak në konsideratë. Janë shumë të ardhura në lojë, përveç dëmit në lidhje me imazhin e një klubi si Juventusu.

Trajneri Luciano Spalletti pret që një dorë t’i japin lojtarët që kthehen nga dëmtimet, Yildiz mbi të gjithë. Pastaj vjen merkatoja e dimrit, ku lista e përforcimeve është e qartë: një qendërsulmues, ndryshe në karakteristika nga Kolo Muani dhe Woltemade, një anësor i majtë dhe një mesfushor karizmatik.

Për këtë të fundit situata varet nga progresi i Khephren Thuram (pritet të kthehet në janar) dhe Manuel Locatelli (shkurt-mars). Klubi ka bërë të ditur shtimin e kapitalit, por administratori Giovanni Carnevali duhet të veprojë si në verë: një del dhe një hyn. Në shënjestër për sulmin janë Alexanderl Sorloth i Atletico Madrid, Folarin Balogun i Monaco dhe Mateo Retegui i Al Qadisiyya.

Për linjën e majtë vazhdojnë kontaktet me Ait-Nouri të Manchester City, kurse për mesfushën pëlqehet Pierre-Emile Hojbjerg i Olimpique Marseille.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.