☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.47 ▼1.01%
ARI 4,090 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,789 ▼ -0.86% ETH $1,672 ▼ -2.33% XRP $1.1034 ▼ -1.1% SOL $69.8100 ▼ -1.54%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.47 ▼1.01 % ARI 4,090 ▼1.43 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.47 ▼1.01 % ARI 4,090 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Alarm ekologjik në Maqedoni për ligjin e ri për lëndët minerale

Pasiguri juridike dhe rrezik për përplasje rreth pronës private. Ekologët alarmojnë për ligjin e ri për lëndët minerale, ku kompania merr leje për të gërmuar edhe para se të blejë token, sipas tyre, kjo është shkelje direkte e statusit pronësor-juridik me pronarët e tokës.

Pasiguri juridike dhe rrezik për përplasje rreth pronës private. Ekologët alarmojnë për ligjin e ri për lëndët minerale, ku kompania merr leje për të gërmuar edhe para se të blejë token, sipas tyre, kjo është shkelje direkte e statusit pronësor-juridik me pronarët e tokës.

Organizata “Lugina e shëndoshë” iu drejtua drejtpërdrejt presidentes Gordana Siljanovska Davkova. Ata apeluan që presidentja të mos e nënshkruajë ligjin dhe që e drejta të vihet para fitimit, populli para oligarkisë.

“Tani ju jeni barriera e fundit ligjore mes legalizimit të oreksit korporativ të ‘minatorëve të vdekjes’ kundrejt jetës së qytetarëve. Si juriste, e dini se ky ligj nuk është vetëm bombë ekologjike, por edhe precedent kushtetues”, deklaroi Lugina e shëndoshë, organizatë joqeveritare.

– Presidentja, barriera e fundit ligjore mes legalizimit të oreksit korporativ të “minatorëve të vdekjes” kundrejt jetës së qytetarëve.Ky ligj, i miratuar nga shumica para festës, i mundëson koncesionarit të marrë leje për punë para se të zgjidhet çështja pronësore me pronarët e tokës. Kjo, sipas ekologëve, është shkelje direkte e të drejtës së pronës së garantuar me Kushtetutë.

“Shteti me këtë ligj vihet në shërbim të kapitalit privat (shpesh një ofshor i dyshimtë), duke u lejuar të shkelin mbi pronën e huaj pa shpronësim final. Ky nuk është sundim i ligjit, por shfrenim ligjor për të cilin shteti do të paguajë (ose pronari ose koncesionari), ndërsa konflikte serioze do të ndodhin në terren për shkak të pasigurisë juridike të pronës private”, theksoi Lugina e shëndoshë, organizatë joqeveritare.

– Shteti me këtë ligj vihet në shërbim të kapitalit privat.– Konflikte serioze do të ndodhin në terren për shkak të pasigurisë juridike të pronës private.

Sipas organizatës, Strumica, Gjevgjelia, Vallandova dhe Prilepi po mobilizohen dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet. Ata theksojnë se, nëse ky ligj nënshkruhet, kjo do të jetë sinjal për mobilizim të përgjithshëm. Ata kërkojnë nga presidentja të përdorë të drejtën e vetos për ligjin i cili, siç thonë, është miratuar me nxitim, pa debat të vërtetë publik, me qëllim që të përfundojë “puna” para zgjedhjeve të vitit 2028. Sipas “Lugina e shëndoshë”, helmi nuk ka flamur dhe as ideologji të majtë apo të djathtë./Alsat.mk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.