☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 90.47 ▼1.87%
ARI 4,056 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,154 ▼ -1.35% ETH $1,859 ▼ -1.22% XRP $1.0891 ▼ -1.93% SOL $73.4700 ▼ -3.27%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.47 ▼1.87 % ARI 4,056 ▲0.14 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.47 ▼1.87 % ARI 4,056 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Politika

Alibali: Qytetarët nuk kanë më besim te Rama dhe qeveria. Situata ka arritur pikën e ngopjes

Analisti Neritan Alibali deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit se reflektimi i kryeministrit Edi Rama mbetet kryesisht teorik, ndërsa situata në vend ka arritur “pikën e ngopjes” dhe qytetarët nuk kanë më besim te qeveria.

Alibali theksoi se reflekrimi ka dy faza: pranimi i gabimeve dhe veprimi konkret për t’i korrigjuar ato. Sipas tij, Rama ka bërë një reflektim të pjesshëm duke pranuar disa gabime që i ka hapur sytë protesta, por pjesa më e vështirë – ajo e përmirësimit real – mungojnë kapacitetet.

“Reflekton për gabimin, e pranon që ata kanë të drejtë… Ai është kreu i qeverisë dhe mban përgjegjësi për të rregulluar defektet. Çështja është edhe sikur të ketë reflektuar për gabimet. A ka kapacitete ai pushteti i tij, administrata e tij për t’i korrigjuar? Nuk e ka këtë”, – tha Alibali.

Analisti citon vetë fjalimin e fundit të Ramës, ku kryeministri pranoi se administrata nuk i përgjigjet si duhet, por njëkohësisht akuzoi qytetarët për mungesë empatie.

“Unë dëgjoj, tha, unë ju kam dëgjuar. Ju s’keni dëgjuar… Tani mirë mo reflektove, e kuptove gabimin, do ta korrigjosh se mban përgjegjësi. Nuk e bën dot. Pse? Sepse ka arritur pika e ngopjes”, u shpreh Alibali.

Alibali argumenton se mekanizmi i qeverisjes aktuale është ndërtuar për të demonstruar fuqi dhe për të realizuar vizionin personal të Edi Ramës, ndërsa “rilindja 2.0” që ai ka përmendur tregon se Shqipëria sot gjendet në një gjendje të ngjashme me atë të vitit 2013.

Ai kritikon krahasimet me të kaluarën, duke thënë se ashtu si Berisha në 2013-n paraqiste suksese të mëdha (liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO, reforma energjetike etj.), edhe Rama në 2026-ën paraqet një realitet të ngjashëm me suksese të deklaruara.

“Në këtë aspekt nuk mund të thuash që shiko Shqipëria ka arritur një stad. Po më po ka arritur. Berisha e maste veten me periudhën e Enver Hoxhës dhe Berisha në 2013-n tha unë liberalizova vizat, unë futa Shqipërinë në NATO, unë bëra Shqipërinë rrugët 13.000 a 12.000 km rrugë. Unë e bëra një reformë energjetike të jashtëzakonshme. Pra Shqipëria që na paraqiti na paraqiste deri në 2013-n Berisha është Shqipëria që po na paraqet në 2026-ën Rama suksese të jashtëzakonshme. Ja ku është dera e Europës”, theksoi më tej Alibali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.