Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.39 ▲0.39%
ARI 4,413 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,465 ▲ +0.33% ETH $1,925 ▲ +1.36% XRP $1.0082 ▲ +1.17% SOL $77.4700 ▲ +1.91%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.39 ▲0.39 % ARI 4,413 ▼0.17 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.39 ▲0.39 % ARI 4,413 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Aliu: Pjesëmarrja në EU4Health hap mundësi të reja për zhvillimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në press-konferencën e sotme informoi për nënshkrimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e vendit tonë në programin EU4Health, që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt afrimit të mëtejshëm të sistemit shëndetësor të Maqedonisë me standardet dhe politikat evropiane.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes për EU4Health në Bruksel, kemi bërë një hap të rëndësishëm për shëndetësinë maqedonase. Bëhet fjalë për programin më të madh të Bashkimit Evropian në fushën e shëndetësisë. Anëtarësimi i vendit tonë përfaqëson një konfirmim të fortë të perspektivës evropiane të shtetit dhe të besimit në reformat që po zbatojmë”, tha ministri Aliu.

Ai theksoi se programi hap një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e projekteve në fushën e shëndetësisë digjitale, parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve, programeve të skriningut, onkologjisë, shëndetit kardiovaskular, shëndetit mendor, gatishmërisë për kriza shëndetësore, qasjes në barna dhe produkte mjekësore, si dhe për forcimin e kapaciteteve të personelit shëndetësor.

Ministri sqaroi se EU4Health disponon një buxhet operativ prej 4.4 miliardë eurove dhe përfaqëson investimin më të madh të Bashkimit Evropian në sektorin e shëndetësisë. Me anëtarësimin në këtë program, Maqedonia fiton mundësinë të marrë pjesë aktivisht në thirrjet evropiane, grantet, prokurimet publike, veprimet e përbashkëta dhe partneritetet me institucionet e vendeve anëtare dhe shteteve pjesëmarrëse.

“Marrëveshja parashikon përjashtimin nga TVSH-ja, doganat dhe detyrimet e tjera fiskale për mallrat dhe shërbimet e financuara përmes programit. Kjo është e rëndësishme sepse fondet evropiane duhet të drejtohen në masën më të madhe të mundshme drejt realizimit të projekteve me interes publik dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët”, theksoi Aliu.

Suksesi i vërtetë nuk do të matet vetëm me anëtarësimin formal në program, por me aftësinë për t’i shndërruar mundësitë evropiane në rezultate konkrete për sistemin shëndetësor dhe për qytetarët.

“Si Ministri jemi të përgatitur dhe që nga java e ardhshme fillojmë me fazën e radhës – prezantimin aktiv të programit, identifikimin e përfituesve potencialë dhe përgatitjen e institucioneve për pjesëmarrje në thirrjet evropiane. Synimi ynë është që këtë mundësi ta afrojmë pranë universiteteve, fakulteteve të mjekësisë, klinikave, spitaleve, instituteve, shoqatave profesionale, organizatave të pacientëve dhe të gjithë aktorëve të tjerë relevantë të sistemit shëndetësor”, deklaroi ministri.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në shfrytëzimin e të gjithë mekanizmave evropianë në dispozicion për avancimin e kujdesit shëndetësor, zhvillimin e shërbimeve moderne shëndetësore dhe krijimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm, më efikas dhe më të qasshëm për qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.