Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,547 ▲ +0.46% ETH $2,317 ▲ +0.99% XRP $1.4144 ▲ +1.22% SOL $92.9500 ▲ +3.74%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Politika

Ambasada amerikane: Shumica dhe opozita të punojnë që parlamenti të jetë në funksion të qytetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara shprehet “e shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë”.

Në përgjigje të interesit të Zërit të Amerikës, për një koment mbi këto zhvillime, të cilat prej disa javësh kanë bërë të pamundur aktivitetin normal të organit ligjvënës të vendit, ambasada amerikane vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”. Ambasada nënvizon më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Edhe ambasada britanike po ashtu ndan të njëjtin shqetësim. Në një deklaratë të shpërndarë pasdite, theksohet se “një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive”. Deklarata i bën “thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve”.

Deputetë të opozitës, kanë zgjedhur bllokimin e seancave të parlamentit, por dhe pengimin e punës së komisioneve parlamentare, si shenjë proteste ndaj “shkeljes së të drejtave të kushtetuese” nga ana e shumicës, e cila ka refuzuar ngritjen e disa komisioneve hetimore të kërkuara nga deputetët e djathtë. Këta të fundit po ashtu akuzojnë socialistët se kërkojnë të diktojnë “emërimet e përfaqësuesve të opozitës”, duke ju referuar rastit të përfaqësuesit në Komisionin e Posaçëm të Reformës zgjedhore.

Shumica nga ana e saj, i është mbajtur linjës se lidhur me komisionet hetimore ajo po respekton interpretimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe se është e gatshme të ulet me opozitën, për të diskutuar mbi objektin e tyre “që ai të jetë në respekt të Kushtetutës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.