Ambasadori rus në Beograd paralajmëron për ndërhyrje të Perëndimit në zgjedhjet e Serbisë
Aleksandar Bocan-Harčenko deklaroi se Rusia do të dërgojë vëzhgues në zgjedhjet e 25 tetorit, duke shtuar se nuk përjashtohen provokime apo përpjekje të reja për "revolucion me ngjyra" pas votimit.
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harčenko, ka paralajmëruar se Perëndimi mund të përpiqet të ndërhyjë në procesin zgjedhor në Serbi, duke theksuar se pas zgjedhjeve “nuk përjashtohen provokime ose përpjekje të reja për një revolucion me ngjyra”.
Deklaratat u bënë në një intervistë për median ruse Sputnik, siç njofton e përditshmja serbe Danas.
Sipas Harčenkos, një nga ankesat kryesore të Perëndimit mbeten marrëdhëniet e ngushta me Rusinë të presidentit Aleksandar Vučić, i cili, pavarësisht presioneve të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian, ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve anti-ruse.
Ambasadori tha gjithashtu se Rusia do të dërgojë vëzhgues në zgjedhje, në përputhje me praktikën e vëzhgimit të ndërsjellë përmes OSBE-së, dhe shprehu shpresën se stabiliteti do të ruhet edhe pas votimit.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen më 25 tetor dhe konsiderohen vendimtare për të ardhmen politike të vendit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.