☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 96.24 ▲4.14%
ARI 4,187 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $82,800 ▼ -2.49% ETH $2,650 ▼ -2.27% XRP $1.4858 ▼ -3.48% SOL $118.2000 ▼ -4.73%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 96.24 ▲4.14 % ARI 4,187 ▼3.1 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 96.24 ▲4.14 % ARI 4,187 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

Ambasadorja e BE: Shqipëria po avancon në procesin e anëtarësimit. Miratimi i ligjeve nuk mjafton, zbatimi është i pazëvendësueshëm

Në konferencën me përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe të Parlamentit Europian, Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, u ndal te procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se zgjerimi nuk duhet parë thjesht si një proces negociatash ndërmjet qeverive, por si një projekt politik dhe një proces i gjerë transformimi institucional e shoqëror. Ambasadorja nënvizoi se ky proces synon të afrojë popuj të ndryshëm brenda një hapësire të përbashkët, ku qytetarët gëzojnë të njëjtat të drejta dhe marrin përsipër të njëjtat përgjegjësi. Duke folur për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, Moreira de Sousa tha se vendi ka hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme, duke iu referuar hapjes së gjashtë grupkapitujve dhe mbylljes provizore të tre grupkapitujve.

“Zgjerimi nuk do të thotë negociata mes qeverive, por projekt politik, një proces shndërrimi institucionesh dhe shoqërish. Është një projekt që bën bashkë popujt e ndryshëm me të drejta dhe përgjegjësi të njëjta. Për Shqipërinë, ky projekt ka hyrë në një fazë të re të rëndësishme, duke hapur të gjashtë grupkapitujt dhe mbylljen provizore të tre grupkapitujve. Shumë arritje dhe shumë të mira, ka ecuri konkrete në procesin e anëtarësimit, e ardhmja europiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më e prekshme“, deklaroi ajo.

Ambasadorja vlerësoi gjithashtu reformat e ndërmarra në drejtësi, duke veçuar ndryshimet në sistemin gjyqësor, procesin e vettingut dhe krijimin e forcimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë. Sipas saj, këto reforma kanë ndikuar në transformimin e panoramës institucionale të vendit dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

“Reforma në drejtësi ka shndërruar panoramën institucionale të gjyqësorit. Arritje në sundimin e ligjit, procesi i vettingut, krijimi dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura gjyqësore. Shqipëria ka ecur me kuadrin e vetë ligjor për të drejtat e njeriut, mbrojtjen ndaj dhunës me bazë gjinore, mosdiskriminimin, mbrojtjen e të dhënave”, shtoi ajo.

Në fjalën e saj, përfaqësuesja e BE-së u ndal edhe te reformat ekonomike dhe strukturore, duke theksuar se ato po shoqërohen me mbështetje konkrete përmes Planit të Rritjes së Bashkimit Europian. Sipas saj, kjo mbështetje synon të nxisë investimet, biznesin, inovacionin dhe ndërlidhjen, duke sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Ambasadorja Moreira de Sousa theksoi se procesi i integrimit nuk duhet parë vetëm si një përgatitje e Shqipërisë për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Europian, por edhe si një mënyrë për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë mundësinë të përjetojnë efektet transformuese të reformave dhe standardeve europiane që përpara anëtarësimit.

“Ndërkohë dhe reformat ekonomike dhe strukturore po ecin para. Me Planin e Rritjes së BE-së, Shqipëria po përfiton nga ato gjëra që i marrin shtetet anëtare, me anën e mbështetjes për investime, bizneset, inovacionin, ndërlidhjen, reforma që përmirësojnë përditshmërinë e qytetarëve. Anëtarësimi jo vetëm përgatit Shqipërinë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, por ndihmon qytetarët shqiptarë të ndjejnë efektin shndërrues që sjell anëtarësimi në BE”, nënvizoi ambasadorja.

Duke folur për fazën e re të negociatave, ambasadorja paralajmëroi se me afrimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit, procesi bëhet gjithnjë e më kërkues dhe kërkon jo vetëm miratimin e legjislacionit, por mbi të gjitha zbatimin efektiv të tij.

“Sa më pranë ecni me anëtarësimin, aq më impenjativ bëhet procesi. Miratimi i legjislacionit, vetëm pjesë e procesit, zbatimi është aspekti i pazëvendësueshëm.”

Sipas saj, pa zbatimin e reformave dhe të legjislacionit të miratuar, objektivi i anëtarësimit mbetet i largët dhe nuk mund të garantohet transformimi i qëndrueshëm i institucioneve dhe shoqërisë. Ambasadorja e BE-së u ndal te sfidat që shoqërojnë fazën aktuale të procesit, duke theksuar nevojën që institucionet shqiptare të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe që reformat e ndërmarra të prodhojnë rezultate të qëndrueshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Pa të, anëtarësimi në BE do mbetet një synim i largët, që ndoshta një ditë gjërat do ndryshojnë.Faza në të cilën ndodhet Shqipëria do kërkojë që institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe reformat të ofrojnë një historik të qëndrueshëm në fushën e sundimit të ligjit, por më gjerë sa i përket institucioneve demokratike”, theksoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.