🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,695 ▲0.32%
DOW 51,134 ▼0.42%
NASDAQ 27,022 ▲0.84%
NAFTA 90.65 ▲1.42%
ARI 4,183 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,904 ▲ +0.33% ETH $2,679 ▼ -0.64% XRP $1.4938 ▼ -0.41% SOL $118.5500 ▼ -0.54%
S&P 500 7,695 ▲0.32 % DOW 51,134 ▼0.42 % NASDAQ 27,022 ▲0.84 % NAFTA 90.65 ▲1.42 % ARI 4,183 ▲0.08 % S&P 500 7,695 ▲0.32 % DOW 51,134 ▼0.42 % NASDAQ 27,022 ▲0.84 % NAFTA 90.65 ▲1.42 % ARI 4,183 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Politika

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen (30 shtator).

Biseda u fokusua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, reformat dhe bashkëpunimin rajonal.

Presidenti Begaj i përcolli zonjës Von der Leyen mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit.

Teksa e cilësoi anëtarësimin në BE edhe si proces transformues për sa i përket forcimit të institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve, Presidenti i Republikës vuri në dukje se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në procesin negociues drejt finalizimit.

Plani i rritjes, SEPA, Eu4schools, janë shembuj të prekshëm të suksesit të këtij procesi.

“Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të përgjegjësisë që ai mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027”, theksoi Presidenti Begaj.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit nënvizoi se sundimi i ligjit, reforma në drejtësi, si dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten përparësi themelore.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe rezultate konkrete.

“Ne besojmë, se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vetëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim”.

Kreu i Shtetit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar rrugën e saj evropiane me përgjegjësi dhe përkushtim, duke kontribuuar njëkohësisht në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.