🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $64,036 ▲ +1.41% ETH $1,734 ▲ +1.92% XRP $1.1478 ▲ +1.25% SOL $71.6200 ▲ +3.65%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
20 Jun 2026
Breaking
Politika

Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Analisti Arben Meçe deklaroi se përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara që ndikojnë drejtpërdrejt në opinionin publik dhe zhvillimet politike në Shqipëri.

Në një koment mbi situatën e fundit me protestat, ai tha se ato po humbasin karakterin e tyre fillestar, duke u zëvendësuar nga “mbeturina grupimesh politike”, ndërsa sipas tij, vetëm ditët e para kanë reflektuar një reagim real qytetar me kërkesa konkrete.

Sipas tij, përdoruesit e rrjeteve sociale janë gjithnjë e më shpesh të ekspozuar ndaj një bombardimi informacioni që lidhet me struktura të organizuara të ndikimit digjital.

“Përmes luftës kibernetike prodhohen realitete të manipuluara. Situata sot në Shqipëri po shkon drejt rënies së protestës, treguesit janë që mund të vijojnë mbeturinat e grupimeve politike. I ka humbur parametrat e një proteste; mund të evidentoja dy ditët e para që ishin realisht protestë dhe reagim qytetar që lë detyra për Ramën.

Mbasi kjo protestë të kryejë atë analizën e saj, ekspozon në realitet algoritmin. Më vjen mirë që Rama po kupton këtë algoritëm që organizon një luftë.

BE për Ballkanin Perëndimor flet për këtë algoritëm. Ka tre vjet kur NATO ka ngritur më të madhe luftën kibernetike që ngrihet nga shtete anti-evropiane. Janë dhe aktorë në Shqipëri që e “shqipërojnë” algoritmin.

Në gjithë materialet e BE mbi agresionin kibernetik flitet për blerje të shërbimeve. Nëse hap celularin, sheh që je i bombarduar nga informacione të kësaj strukture dhe po arrin kulmin.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.