☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 90.35 ▼2%
ARI 4,056 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,190 ▼ -1.44% ETH $1,862 ▼ -1.19% XRP $1.0910 ▼ -1.82% SOL $73.8600 ▼ -2.92%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.35 ▼2 % ARI 4,056 ▲0.13 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.35 ▼2 % ARI 4,056 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Politika

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

Analisti Agim Baçi, i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj pakënaqësive qytetare.

Sipas Baçit, Rama nxitoi të përcaktonte se opozita e tij nuk është më Partia Demokratike, por vetë qytetarët.

Analisti theksoi se kryeministri bëri një ndarje të qartë mes asaj që e konsideron “opozitë qytetare” dhe opozitës politike.

“Kemi të bëjmë me një përcaktim se opozita jeni ju; nuk është më PD-ja. Pikërisht. Pra, nxitoi të bënte një ndarje. Domethënë, ne jemi në mënyrë paradoksale në një situatë ku leximin e bulevardit e bën më shpejt Rama. Po tregon se po e bën më shpejt Rama sesa opozita, e cila duhej ta kishte bërë që ditën e parë. Ai nxitoi që sot të tregonte se unë e kam opozitë qytetarët.

Bëri edhe një ndarje: nga sot, puplat me flamingot. Bëri një lloj reagimi të tillë për të thënë se, kur është opozita qytetare, unë reagoj; me opozitën tjetër nuk merrem fare, nuk e përfill.

Fatkeqësisht, kjo lloj krize vjen pikërisht nga mosbesimi. Së pari, prej opozitës; qeverinë ke gjithmonë arsye ta kontestosh. Së dyti, tregoi një gjë që, në fakt, e përmendi edhe më parë me çështjen e fakteve: këto janë dy shinat mbi të cilat funksionon demokracia, sa mban përgjegjësi dhe sa jep llogari. Po ta dëgjojmë fjalimin e sotëm, unë mendova se kishte rënë një tërmet. Domethënë, do të ndryshonte edhe Edi Ramën vetë. Do të ndryshonte gjithë qeverinë, madje edhe vetveten”, u shpreh Baçi.

Në vijim, analisti u ndal te rëndësia e perceptimit publik, duke vlerësuar se kryeministri pranoi se imazhi i qeverisë është dëmtuar. Ai vuri në dukje edhe përdorimin e gjuhës së ashpër nga kryeministri gjatë fjalës së tij.

“Perceptimi, domethënë, nuk na hyn më në punë. Ajo që kemi thënë këtu është se perceptimi publik është kundër nesh. Edhe sot u mundua ta ndante përgjysmë atë shprehjen ‘Rama burg, Berisha burg’. Domethënë, tentoi me këtë lloj fjalimi të thoshte: unë reagoj, unë jam me ju, ju dëgjoj. Madje tha edhe: ‘Ju kam dëgjuar mirë’, dhe fajësoi administratën e vet dhe gjithë grupin përreth, që ka rënë pre e një raporti krejt tjetër.

Përdori edhe fjali ekstreme, si: ‘Kanë prapanicën në vend të fytyrës’, çka do të thotë se ka humbur marrëdhënien me qytetarin. Bëri një reagim ndryshe, mbi konceptin se kemi humbur, sepse perceptimi ndaj nesh nuk është më ai që kemi menduar ne. Por ky është një lloj reagimi politik që është i domosdoshëm.

Megjithatë, pas 13 vjetësh në detyrë, kryeministri ka shumë më tepër për të thënë dhe nuk mund ta fajësojë më opozitën për gjithçka.”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.